LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk nuk do të paguhet nëse ‘Tesla’ nuk përmbush objektivat

Elon Musk nuk do të paguhet nëse ‘Tesla’ nuk përmbush objektivat

‘Tesla’ të martën njoftoi se Elon Musk do të qëndrojë si drejtues i kompanisë edhe për dekadën e ardhshme. Njoftimi përfundoi shumë spekulime nëse ai do të vazhdojë të shërbejë si Kryeshef Ekzekutiv edhe pas dy viteve të ardhshme, shkruan Telegrafi.

Në vitin 2013, ai tha se donte ta drejtonte kompaninë deri në lansimin e ‘Model 3’, një veturë që supozohej të ishte më e volitshme se modelet e kaluara por që është prodhuar me një sasi të kufizuar. Në vitin 2014, Musk tregoi se donte të qëndronte për të paktën katër ose pesë vjet.

Por njoftimi i së martës ngriti shumë pyetje për planin e tij të pazakontë dhe ambicioz të kompensimit.


“Eloni nuk do të marrë kompensim të çfarëdo lloji të garantuar – pa rrogë, pa shpërblim me para të gatshme. Ai do të kompensohet vetëm nëse ‘Tesla’ dhe të gjithë aksionarët e saj arrijnë rezultate të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim.

Andrew Ross Sorkin shkruan në pjesën e tij të ‘The New York Times’ se “plani i kompensimit të Muskut nuk është iluzion. Është e pamundur që ai të manipulojë sistemin duke u përpjekur të përkrah çmimin e aksioneve për një periudhë të përkohshme”.

Musk nuk do të paguhet për punën e tij, përveç nëse ‘Tesla’ arrin kapitalin më të lartë të tregut dhe momenteve operative të të ardhurave operacionale. Kompania aktualisht ka një kapital të tregut prej 59 miliardë dollarësh. Marrëveshja e Muskut e kompenson atë për çdo rritje prej 50 miliardë dollarësh në kapitalin e tregut, duke filluar me 100 miliardë dollarë dhe duke arritur në 650 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori