Nga ora 17:00 e mbrëmjes, deri në orën 06:00 të mëngjesit qytetarëve po u ndalohet qarkullimi dhe lëvizja me automjete. Pothuajse që dy javë, me vendim të Qeverisë së Kosovës në këtë orar po mbahen “orë policore”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19. Megjithatë, sipas ekspertëve shëndetësorë kjo nuk po mjafton dhe sipas tyre duhet të aplikohen masa më rigoroze. Por, me këtë nuk po pajtohen edhe ekspertë të sigurisë.
Mikrobiologu Lul Raka thotë për KP se duke parë fluksin e madh të qytetarëve gjatë kohës kur lejohet lëvizja e tyre, janë të nevojshme që të shtohen masat për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.
“Duke marrë parasysh mentalitetin dhe vetëdijen, unë jam për masa më rigoroze. Mos të ketë dalje të panevojshme të njerëzve, shëtitje nuk ka nevojë të d alim sot. Nuk ka nevojë për grumbullim njerëzish, në qoftë se keni me dalë, do të dilni për të blerë harxh, bukë, barna. Dhe këtë mund ta bëjë familjari, një person, nuk del krejt shtëpia. Sepse nëse del krejt shtëpia, kur të dalin normalisht që do të takojnë familjarë, në vend shërbim, takojnë njerëz të tjerë, dhe afrohen. Momentin që afrohen aty dikush mund të ketë infeksion dhe nuk ka shenja apo simptome hiç, as ai nuk e di që është i sëmurë. Dhe nëse afrohet më pak se dy metra gjatë të folurit ai e bart virusin”, tha Raka.
Me këtë po pajtohet edhe infektologu Valbon Krasniqi, megjithatë sipas tij është shumë e nevojshme që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të kenë përgjegjësi në këtë situatë pandemike.
“Unë mendoj që qytetarët duhet të vetëdijesohen, duhet të dinë dhe duhet të ndjejnë peshën e përgjegjësisë që e kanë në këtë kohë në të cilën jemi për momentin. Duhet ta përsëris që qytetarët jo vetëm që kanë të drejtë në marrjen e shërbimeve shëndetësore, por edhe kanë obligim në ruajtjen e shëndetit të tyre dhe në kujdesin për shëndetin ndaj të tjerëve. Para se të ketë masa të rrepta që normalisht se ato e bëjnë të vetën, është ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe sjellja me përgjegjësinë e tyre ajo që do të ndihmojë shumë më shumë”, tha Krasniqi.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se nuk ka nevojë për masa më rigoroze në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
“Nuk mendojmë se është e nevojshme që të ketë masa të shtuara sa i përket kësaj, Policisë së Kosovës. Për shkak se mendojmë që qytetarët e Kosovës janë ndërgjegjshëm, dhe nuk kanë dalë raste që ka pasur ne vojë forca të mëdha të intervenohet. Mendojmë se ideja më e qëlluar është të punojmë në terren në grumbullimin e informacioneve dhe veprimet sipas informacioneve në vendet ku eventualisht kemi të infektuar. Nuk mendoj që numri i madh i forcave të policisë e parandalon përhapjen e virusit. Zyrtarët policorë të cilët merren me rendin janë të mjaftueshëm… Ne duhet të shkojmë duke zvogëluar vendet ku janë në karantinë dhe të marrim informacione se ku janë vendet me më së shumti të infektuar”, tha Elezi.
Ndryshe, vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve do të mbetet në fuqi deri më datë 12 prill. Qeveria përmes një komunikate sot ka njoftuar se vendimi për ndërprerjen e procesit mësimor do të vazhdojë të jetë fuqi, dhe ai që ndalon hyrje- daljet e qytetarëve në komunën e Klinës dhe Malishevës, si dhe vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente për shëndetin publik.
Në Kosovë deri më tash janë konfirmuar 145 raste me COVID-19, 23 prej tyre janë shëruar dhe një me përfundim fatal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht