Me lokacion në hotelin ndëkombëtar Four Points by Sheraton Prishtina City, Sospiro Restaurant që nga viti 2020 ka arritur të sjellë një frymë të re të kuzhinës Italiane me përbërës, shërbim dhe pjata tejet unike. Për ta theksuar kuzhinën Italiane, Restoranti Sospiro ka angazhuar një kryekuzhinier Italian, Tobia Senini, i cili është gjithashtu mendja prapa menusë së re që Sospiro ka lansuar.

Ai e nisi udhëtimin e tij në qytetin e bukur të Grosotto-s në Itali, deri në krijimin e një eksperience ndërkombëtare të kuzhinës trembëdhjetëvjeçare në mbarë botën, duke prezantuar gjithmonë recetat më inovative dhe origjinale. Dhe me siguri, diçka e re, origjinale, por ende me bazë italiane, po vjen në Restaurant Sospiro. Z. Senin me siguri do të jetë aty për të shpjeguar udhëtimin plot shije që do të përjetoni. Nga recetat tradicionale deri te kombinimet më kreative, do të jeni në një udhëtim të shijshëm që do t'ju bëjë të dëshironi të vini dhe të përjetoni më shumë.


315529762 828484308194836 3394451096062284017 n scaled

Menuja e re përmban një shumëllojshmëri pjatash, duke përfshirë karkaleca me kadaif, pappardelle ragu të qengjit, ravioli të mbushur me fruta deti, Tagliolini me të Zezën e Sepies dhe shumë të tjera, përveç pjatave tipike që ju kanë pëlqyer gjatë dy viteve të mëhershme. Kryeshefi premton se këto pjata të shijshme që do t'ju çojnë nga fshatrat e vegjël të Italisë, deri në qytetet metropolitane të Italisë, duke ju ofruar përvojën autentike të ngrënies së mirë që besojmë se e meritoni.

Ndër risitë më interesante është mënyra e të shërbyerit rizoto dhe pasta, duke prezantuar kështu shërbimin në rrotën e djathit të parmixhanit, i cili ju lejon të përjetoni se si pastat tuaja janë zhytur plotësisht në shijen e shijshme të djathit.

Mbi çdo gjë tjetër, Sospiro Restaurant debutoi edhe menunë e re të ëmbëlsirave, ku ofrohen ëmbëlsira origjinale të jashtëzakonshme që do të vendosnin standarde për atë se si duhet të shijojë Tiramisu, Souffle, Pannacotta dhe Creme Brule.

315275290 2370958633061608 3464033116301880571 n scaledPër më shumë informacione kontaktoni në:

Facebook: Sospiro RestaurantInstagram: sospirorestaurantNr.tel: 038 400 300Adresa: Four Points by Sheraton Prishtina City, Marigona Residence