Telegrafi

Ekspedita e Spanjës arrin në Madrid, vëmendjen merr princesha me fanellën yllit të La Rojas

Spanja është rikthyer pas rrugëtimit të saj 40-ditor në Gjermani dhe me shumë bujë, me trofeun në duart e Alvaro Moratas, pas fitores 2-1 ndaj Anglisë në finalen e Euro 2024. Ndalesa e parë ishte pallati mbretëror.

Skuadra e Spanjës ia dorëzoi trofeun Mbretit Felipe, Mbretëreshës Letizia dhe dy vajzave të tij, Princeshës Leonor dhe Princeshës Sofia, ku falënderuan Mbretin për mbështetjen gjatë gjithë turneut.

Ishte mbreti Felipe ai që i dorëzoi Moratas trofeun në Berlin më pak se 24 orë më parë.

Veçanërisht, princeshat Leonor dhe Sofia e kanë përshëndetur skuadrën me fanellat e Dani Olmos, ndërsa në pallatin mbretëror ka qenë edhe Gavi, i cili ka qenë pjesë e festimeve.

Pasi u pritën nga familja mbretërore, ata shkuan në ndërtesat e qeverisë në La Moncloa, ku kryeministri Pedro Sanchez i falënderoi ata që treguan anën më të mirë të Spanjës.

Aktualisht skuadra e Spanjës është në rrugë me një autobus të hapur për në shatërvanin Cibeles, ku u përshëndetet nga një turmë tifozësh dhe do të flasë me turmat e mbledhura atje. /Telegrafi/