Florent Hadergjonaj është njëri nga futbollistët më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës në vitet e fundit.
Mbrojtës i djathtë, i majtë, mesfushor qendror, mesfushorë krahu e sulmues krahu. Thuajse të gjitha pozitat i ka luajtur deçanasi duke mos bërë zë e duke zbatuar në përpikmëri urdhrat e trajnerit.
Hadergjonaj njihet edhe për shpirtin e tij luftarak dhe grintën e madhe që ka në fushë, derisa në të gjitha ndeshjet që ka luajtur për Dardanët ka qenë ndër më të mirët.
Por për dy ndeshjet e muajit qershor ndaj San Marinos dhe Maltës ai nuk është ftuar nga trajneri Bernard Challandes.
Telegrafi ka kontaktuar mbrojtësin e Kasimpasas, i cili ka treguar edhe arsyen pse nuk do të grumbullohet me Kosovën për këto dy takime.
Ai nuk luajti as në ndeshjen e fundit në kampionatin turk shkaku i lëndimit që ka pësuar, derisa ekskluzivisht për Telegrafin ka treguar se nga çka po vuan.
“Për momentin ndodhem në Zvicër, ku jam duke u trajnuar me mjekun. Kam probleme me unazat e shpinës dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk kam luajtur as ndeshjen e fundit në kampioat me Kasimpasën”.
“Kam biseduar me trajnerin Bernard Challandes dhe i kam treguar për problemin që kam, por edhe klubi e ka njoftuar që jam i lënduar”, deklaroi Hadergjonaj për Telegrafin.
Nëpër rrjete sociale kanë qarkulluar shumë komente se disa nga lojtarët nuk janë grumbulluar për ndeshjet e qershorit shkaku i pushimeve.
Hadergjonaj u përgjigj edhe rreth kësaj teme, duke thënë se nuk vjen në shprehje që ndonjëherë ta refuzojë ftesën nga Kosova.
“Unë kam luajtur gjithmonë duke dhënë maksimumin për Kosovën, dhe nuk vjen në shprehje që ta refuzojë ndonjëherë ftesën e vendit tim, për asgjë e le më për pushime”.
“I uroj shokëve të Kombëtares ndeshje të mira, derisa unë do t’i përcjellë nëpërmjet televizionit dhe do të jem tifozi i tyre më i madhi”.
Ai krejt në fund tregoi se gjatë gjithë muajit qershor do të jetë në Zvicër duke marrë injeksione dhe terapi për tu shëruar dhe për tu bërë gati për edicionin e ri në Superlgiën turke.
“As nuk kam shkuar në pushime, as nuk e kam ndërmend të shkoj, pasi një muaj do të jem në Zvicër me terapi dhe injeksione. Gjithsesi forca Kosova”, ka deklaruar Hadergjonaj.
26-vjeçari ka zhvilluar deri më tani ka zhvilluar 19 ndeshje me Kosovën, ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Hadergjonaj ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur në Superligën e Zvicrës me Young Boys Bernin, në Bundesliga me Ingolstadin, në Ligën Premier me Huddersfieldin, derisa në dy edicionet e fundit po luan me mjaft sukses te Kasimpasa në elitën e futbollit turk, ku është njëri nga mbrojtësit më të mirë në ligë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

"Figo 2.0?", Lamine Yamal pyetet nëse do të transferohej te Real Madridi

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

Arteta i vendosur për të transferuar sulmuesin që nuk po përdoret nga Ancelotti te Real Madridi

Arteta kërkon nga Arsenali transferimin e sensacionit të Bundesligës

Luis Diaz me tri kërkesa për t'u transferuar te Barcelona

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës