Ekipi shqiptar Bad News Eagles kualifikohet në ligën ESL Challenger

Ndeshja ndaj ekipit UNGENTIUM ishte vendimtare sot për ekipin Bad News Eagles, të cilën arritën që ta fitojnë me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për t'u kualifikuar në ligën ESL Challenger League.
Pas fitores ndaj ekipit ECLOT më herët, të cilën patën shumë vështirësi, Bad News Eagles në ndeshjen vendimtare u takuan me ekipin polak UNGENTIUM, të cilët i mposhtën në dy mapa, 16-9 në ‘Ancient’ dhe 16-13 në ‘Mirage’.
Me këto fitore ekipi shqiptar ka siguruar pjesëmarrjen në sezonin e 42 –të të ligës ESL Challenger, ku garojnë shumë ekipe të mira nga Evropa.
Kjo ishte ndeshja e fundit për Bad News Eagles para pushimeve të verës për lojtarët e CS:GO, dhe aksioni për ta pritet të filloj në muajin gusht. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































