LAJMI I FUNDIT:

Ekipi më i mirë i Ligës së Kampionëve

Ekipi më i mirë i Ligës së Kampionëve

Chelsea ka arritur që ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit. Gjatë rrugës për në Munih, Blutë bënë një rikthim sensacional ndaj Napolit, pastaj eliminuan Benfican në çerekfinale. Në gjysmëfinale, ata dolën më të fortë se Barcelona, ndërsa në finale e mposhtën Bayern Munichun pas ekzekutimit të penaltive.

Më poshtë ju sjellim formacionin më të mirë të sezonit 2011/2012 në Ligën e Kampionëve (4-3-3), në të cilin bëjnë pjesë katër lojtarë të kampionit në fuqi.

Finalisti, Bayern Munich, merr pjesë me tre lojtarë, ndërsa aty përfshihen edhe nga një lojtar të Milanit, APOEL-it, Real Madridit dhe Barcelonës.

Portier: Petr Cech (Chelsea)


Mbrojtës: Philipp Lahm (Bayern Munich), Alessandro Nesta (Milan), Paulo Jorge (APOEL), Ashley Cole (Chelsea).

Mesfushorë: Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Ramires (Chelsea), Franck Ribery (Bayern Munich).

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Mario Gomez (Bayern Munich), Didier Drogba (Chelsea).

/Telegrafi/