Ekipi i CS:GO HEET ndan rrugët me dy lojtarët bodyy dhe afro

Organizata belge i la të lirë dy lojtarët përpara një ristrukturimi të skuadrës.
Alexandre "bodyy" Pianaro dhe Aurelien "afro" Drapier nuk janë më pjesë e ekipit HEET, njoftoi organizata në Twitter .
Sipas një raporti nga 1pv.fr Alexandre "bodyy" Pianaro është vendosur t'i bashkohet Falcons për të zëvendësuar Jordan "Python" Munck-Foehrle.
Gjithashtu një raport tjetër i 1pv.fr foli rreth largimit të afro drejt ekipit LDLC, mirëpo këto lëvizje ende nuk janë konfirmuar.
Të dy lojtarët janë pjesë e ekipit HEET që nga janari i vitit 2022, ndërsa më parë ishin pjesë e LDLC.
Pas largimit të dy lojtarëve ekipi HEET tani ka këtë formacion:
Pierre "Ex3rcice" Bulinge
Audric "JACKZ" Jug
Thomas "Djoko" Pavoni
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































