Nga: Agron Tufa
Pak orë më parë kisha shkruar një status [Gjithë këto marrëzitë popullore me pellazgë dhe shpjegimin e çdo fjale, sendi apo dukurie të huaj vetëm e vetëm me anë të gjuhës shqipe, flet për një epidemi që po majmet, ardhanget, harliset e po moleps me delirin derdimen edhe atë pak kthjelltësi të arsyes së esëllt kritike. Tradita psikanalitike e Frojdit, Lakanit dhe Derridasë e ka quajtur “Fallocentrizëm”. Mendoj se te ne duhet pagëzuar, po në këtë frymë, por me termin më të saktë: “Ego-fallo-centrizëm”. Egofallocentristët tanë tashmë janë bërë të rrezikshëm, brutalë e kanosës. Provo t’i kundërshtosh!] për marrëzinë popullore të profanëve që i janë përveshur, përkundër analfabetizmit të tyre, misionit për të bindur këdo mbi dhe se çdo gjë që ka lëvizur, lëviz e fluturon – shpjegohet vetëm me fjalë shqipe. Asnjë gjuhë s’ka guxuar të ndodhë, pa rrjedhë prej pellazgjishtes? Ndoshta shqipja edhe është Big-Bangu i çdo gjuhe mbi faqe të dheut dhe qejfi do na bëhej të ishte – nuk ishte ky thelbi i diskutimit – por si e vërtetojnë këtë levendët e pellazgologjisë sonë? Me çfarë fjalësh? Se, me etimiologjinë akrobatike të shqipes-dalipishte [sipas Agron Dalipajt], step-by-step, nuk shkohet as në derë të vogël.
Marrim vetëm një shembull, fjalën e mbetur nga leksiku turk “aksham”. Si përgjigjen adeptët dalipistë?
“Aksham” – fjalë turke?! Jo, është shqipe e kulluar. Si? Shumë e thjeshtë. Ndiq hapat:
1. ‘a’-në e dytë e bëjmë ‘e’. (Po pse nuk bëjmë edhe a-në e parë? Ashtu është një muhabet). Pra, akshEm.
2. Shtojmë nga xhepi një ‘a’ tjetër pas ‘k’-së. Pse? Sepse nuk del. Pra, u bë akAshEm. A shtojmë një ‘a’ ose ‘u’ pas ‘m’? Rri urtë!
3. Shtojmë nga xhepi një ‘h’ pas ‘e’-së që ishte ‘a’. Heu bre! Pra, del ‘akasheHm’.
4. Tani arritëm në finale! Jo prit! Shtojmë edhe një ‘ë’ tjetër pas ‘m’-së. Del “akashehmë”
5. Tani që e rregulluam sipas qejfit, vjen surpriza pellazge! Le ta ndajmë se bashku: a-ka-sheh-më. E kuptuat? Është shqip mo, shqip. Domethënë është fjalë-fjali pyetëse (duhet t’i shtojmë edhe një pikëpyetje akshamit ne fund, por e leme me kaq, se do bezdisen njerëzit). Pra, si themi ne kur errësohet dhe nuk sheh më: “A ka sheh më?” Hë mo, themi apo jo kështu? Ne pellazget kështu e themi. Ju që jeni shitur te turku, thoni: aksham. Ja pra, ika, se më zuri akashehmëi?
Pikërisht këtë lloj marrëzie, që çdo gjuhë të huaj, pa përjashtim, e shpjegojnë doemos përmes shqipes me këtë metodë “mbushamendëse”, e quajta Egofallocentriste. Dhe përfundoja: “Egofallocentristët tanë tashmë janë bërë të rrezikshëm, brutalë e kanosës. Provo t’i kundërshtosh!”
Nuk vonoi dhe u vërsul mbi mua “shkenca dhëmbaçe dalipiste”! O burra, t’i biem jezitit që na mohoi vatanë! I mbushën fejsbuqet e tyre deri më tash plot me mërzi jeshile botërore. Bini mor trajma, bini …!
Hall të ushtrosh lirinë tënde të mendimit pa këto pasoja, përndryshe, lëre derdimenin në shenjtninë e vet …!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

A janë të gjitha pikturat politike?

Pse parapëlqehet kaq shumë në rrjetet sociale, shkrimtari i shekujve të kaluar?

GJUHA SHQYPE

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës