LAJMI I FUNDIT:

Rama për Kurtin: Qasjen ndaj Serbisë e kemi të ndryshme, por qëllimin e njëjtë

Rama për Kurtin: Qasjen ndaj Serbisë e kemi të ndryshme, por qëllimin e njëjtë

Pas “porosisë” që homologu i tij Albin Kurti i la mbrëmjen e së mërkurës, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se qasjen ndaj Serbisë e kanë të ndryshme.

“Realisht kemi marrëdhënie shumë të mira, takimet tona janë frymëzuese, humor të madh, qeshim shumë. Tek qasja ndaj Serbisë i kemi të ndryshme por qëllimin e njëjtë“, nënvizoi kreu i qeverisë.

Blendi Fevziu: Kurti kishte dhe një mesazh ose edhe si këshillë për ju. Mos i var shpresat te Presidenti serb tha…


Edi Rama: E kemi ndarë këtë punë me Albinin, nuk jam fare në disponimin që t’a kthej përgjigjen, se e kam përgjigjen. Realisht kemi marrëdhënie shumë të mira, takimet tona janë frymëzuese, humor të madh, qeshim shumë. Tek qasja ndaj Serbisë i kemi të ndryshme por qëllimin e njëjtë. Uroj që ta realizojnë se është barra e tij.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti i tha Ramës mbrëmjen e shkuar në “Opinion” që të mos mbajë shpresa te Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“I dëshiroj shumë suksese Republikës së Shqipërisë, jemi dy shtete të të njëjtit komb dhe do të duhej që të ketë shumë më pak shpresa te Presidenti i Serbisë i cili nuk shkëputet dot nga Presidenti despotik i Rusisë“, u shpreh Kurti./tvklan.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori