Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pasur një takim në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook dhe Twitter, ku shkruan: “Me Shpendin pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi punët e përbashkëta dhe të përveçme:-)”.