LAJMI I FUNDIT:

Edhe tri familje në Malishevë bëhen me shtëpi

Edhe tri familje në Malishevë bëhen me shtëpi

Në kuadër të programit për rritje të mirëqenies sociale të qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe në kuadër të përkrahjes së familjeve në nevojë, sot në Malishevë, u janë dorëzuar çelësat e shtëpive, tri familjeve.

Familjet që sot janë bërë me shtëpi të re banimi janë familja e veteranit të UÇK-së, Naim Gashit nga Balinca, pastaj e pjesëtarit të komunitetit rom, Rrahman Kovaçit në Banjë dhe familja e Xhevat Bytyçit në Kërvasari, të gjitha raste të rënda sociale.

“Është kënaqësi dhe ndihesh mirë, kur ke mundësi që t’i ndihmosh familjet në nevojë. T’ia sigurosh strehimin një familjeje të një veterani të luftës, pastaj familjes tjetër, që me gjithë mundin dhe përpjekjen nuk ka mundësi të ketë kulm mbi kokë, apo një pjesëtari të një komuniteti pakicë, është njerëzore dhe në të njëjtën kohë kryerje e një obligimi të komunës, në raport me qytetarët e saj”, tha kryetari Begaj, gjatë përurimit të shtëpive për këto tri familje.


Ai shprehu besimin se me ndërtimin e Qendrës së Banimit Social, çështja e banimit, do të jetë pothuajse e zgjidhur në Komunën e Malishevës.

Përurimi i këtyre tri shtëpive, hyn në mesin e ndërtimit të gjashtë shtëpive të reja për familjet në nevojë,  që i ka bërë Komuna e Malishevës, gjatë këtij viti. Ndër familjet që kanë përfituar shtëpi, është edhe ajo e familjes Kovaçi, nga komuniteti rom, e cila deri më sot ka jetuar në një shtëpi rreth 120 vjet të vjetër.

Ndërtimi i shtëpive, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori