LAJMI I FUNDIT:

Edhe një margaritar nga mediat serbe: Thaçi po mobilizon ushtrinë, ky është plani i tij për luftë!

Edhe një margaritar nga mediat serbe: Thaçi po mobilizon ushtrinë, ky është plani i tij për luftë!

Sipas raporteve të medieve serbe, udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Hashim Thaçi ka urdhëruar për të bërë një listë të të gjithë shqiptarëve të aftë, dhe në këtë mënyrë, shumë shpejtë për të përfunduar planin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ushtria e Kosovës, duhet të numërojë të paktën 5.000 trupa, të cilat do të sigurojnë trajnim nga instruktorë në bazat e NATO-s në Evropë, janë fjalët në fillim të një teksti të publikuar sot në shumicën e medieve serbe, përcjell Telegrafi.

Madje, ato nuk janë ndalur me kaq. Më tej kanë publikuar edhe “planin e Thaçit”, gjegjësisht “detajet e planit të luftës Hashim Thaçit”:


Më poshtë ua sjellim “planin e Hashim Thaçit”, sipas medieve serbe:

Fillimisht mobilizimi

Thaçi dhe Mustafa urdhëruan rekrutimin e njerëzve të moshës ushtarake, me qëllim që të dinë se sa ka të tillë. Hapi tjetër është mobilizimi.

Megjithatë, shtylla kryesore e ushtrisë së tyre duhet të përbëhet nga anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ish-luftëtarëve të UÇK-së, apo terroristëve të cilët luftuan në anën e Shtetit Islamik.

Ata duhet të transformohen në ushtri – ka zbuluar burimi në fjalë, duke shtuar:

Plani i Thaçit nënkupton që Prishtina, nga vendet e NATO-s të marrë artileri dhe armë.

Edukimi dhe trajnimi i burimeve njerëzore, të cilat duhet të kenë rreth 5,000 njerëz, do të merren përsipër nga NATO. Rreth 1,000 të instruktorë të tyre, në disa nga bazat e tyre ushtarake në Evropë do të trajnojë ushtarët e ardhshëm.

Presion mbi Serbinë

E analisti Dragomir Angjelkoviq, sipas medieve serbe, ka thënë se “urdhrat e Thaçit” janë hapi i parë drejt formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Ata duan të përfitojnë nga situata, ndërsa administrata e re amerikane ende nuk e ka ndryshuar kursin e saj. Ky është një presion mbi Serbinë për shkak se ata duan që ne të mendojmë se ata janë të gatshëm për të luftuar. Megjithatë, ata janë të dobët për ne. Shqiptarët e Kosovës dhe ushtria shqiptare janë mët të dobët se një Brigadë tokësore e Serbisë”, ka thënë Angjelkoviq.

Megjithatë thekson se Serbia duhet të jetë e përgatitur dhe duhet marrë të gjitha këto seriozisht.

“Serbia nuk duhet të reagoj në panik, por me qetësi, por duhet të jetë e gatshme për të vepruar në qoftë se shqiptarët tentojnë pushtimin ushtarak të veriut të Kosovës”, ka thënë më tej Angjelkoviq, përfundojnë mediat serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori