LAJMI I FUNDIT:

Edhe Ambasada amerikane dënon sulmin ndaj RTK-së

Edhe Ambasada amerikane dënon sulmin ndaj RTK-së

Ambasada amerikane dënon sulmin e mbrëmshëm me minahedhës në drejtim të hapësirave të Radio-Televizionit të Kosovës, duke e parë atë si një sulm shtesë kundër demokracisë kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike.

Sipas një reagimi të Ambasadës Amerikane, një grup i vogël pafytyrësh tanimë ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmeve kundër parimeve demokratike dhe vlerave Euro-Atlantike.

“Ambasada amerikane fuqimisht përkrahë përpjekjet e institucioneve Kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve. Qëndrojmë pranë qytetarëve të Kosovës duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të njerëzve të lirë dhe demokratik”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori