Një grua ka humbur jetën kur është shtyrë nga një kalimtare e rastit në binarë, në të cilin kalon treni disa sekonda më vonë dhe e shtyp për vdekje.
Ngjarja e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë në një stacion të metrosë, ku shihet një grua 25-vjeçe duke rënë në hekurudhë dhe shtypet nga treni, transmeton Telegrafi.
Këto pamje janë publikuar nga detektivët e Rumanisë, të cilët kërkojnë nga qytetarët që t’i ndihmojnë në identifikimin e sulmueses.
Por është interesant se si kjo vdekje që kishte ndodhur në metronë e Bukureshtit ishte trajtuar fillimisht si vetëvrasje, por kur u kontrolluan pamjet e kamerave të sigurisë doli të jetë krejt diçka tjetër.
Policia rumune ka arrestuar një grua 36-vjeçe si e dyshuar për vrasjen e 25-vjeçares, por ende nuk është konfirmuar nëse vërtet autorja e kësaj vepre makabre. /Telegrafi/