Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht.
Sipas informacioneve, viktima është një burrë rreth 66 vjeç, i identifikuar si B. K., i cili ka rënë nga soleta e një ndërtese katër katshe në rrugën “Naum Veqilharxhi”.
Ngjarja ka ndodhur në orën 11:35 të paradites, dhe punëtori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, raporton euronews.al.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një aksident në punë, dhe grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të incidentit. Shtëpia ku ka ndodhur aksidenti është pronë e shtetasit A. G.