Ka dalë në media momenti i dhunimit të modeles Klea Prenga nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha disa javë më parë në një lokal në Tiranë, ngjarje për të cilën u shpallën në kërkim motrat Berisha.
Në videon e publikuar nga A2 CNN shihen motrat Antonela dhe Marinela Berisha të cilat afrohen në tavolinën ku Klea Prenga ishte duke darkuar, dhe njëra prej tyre e qëllon me forcë në fytyrë me një shishe.
Ngjarja u denoncua në polici dhe më pas publikisht nga 24-vjeçarja, e cila shpërndau në rrjetet sociale disa imazhe të rënda të pasojave të sulmit.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën me të cilën kanë lëvizur më pas motrat Berisha. Zyrtarisht, sipas sistemit TIMS, nuk rezulton se ato janë larguar jashtë vendit.
Kjo çështje është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se prokurori i çështjes ka nxjerrë urdhër ndalimet për të dyja motrat për akuzën e “plagosjes së rëndë të kryer në bashkëpunim”.