Thuajse të gjithë prindërit e përjetojnë një sasi të caktuar të konfliktit kur fëmijët e arrijnë moshën e tinejxherit.
Ata shpenzojnë shumë kohë duke u ndjerë të lodhur nga sjellja e tyre, e cila shpeshherë mund të jetë arrogante, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, ndonjëherë prindërit bëhen shumë kreativë dhe gjejnë zgjidhje për problemin e disiplinës të fëmijëve.
Së fundmi ka qarkulluar një foto në Reddit ku tregon se si një çift kishin pasur problemin me djaloshin e tyre i cili e përplaste çdo herë derën, por që e kanë gjetur një zgjidhje të cilën askush nuk e ka pritur.
Po pra , prindërit kishin vendosur ta prejnë derën e djaloshit në dysh. Disave mund t’ju duket kjo si e tepërt, por duhet pranuar se reagimi i djaloshit është me të vërtetë qesharak. /Telegrafi/