Femrat kanë gjithmonë një arsye për t’u trukuar, por çfarë nënkuptimi ka ky gjest në këndvështrimin psikologjik?
Një psikolog që merret me këtë fushë na zbulon plot sekrete të këtij arti apo gjesti shumë personal…
Një art i vjetër sa njerëzimi
Grimi dhe truku për fytyrën i ka rrënjët të thella në kohë. Studimet arkeologjike kanë nxjerrë në pah se në shumë vende të botës ky është arti i zbukurimit të fytyrës. Dhe, në fakt, në ditët tona tashmë dihet që fytyra zbukurohej me produkte natyrore dhe qëllimi nuk ishte vetëm zbukurimi, por që të dilte në pah edhe karakteri i femrave, personaliteti dhe kushtet shoqërore.
Sipas profesor Roberto Pani-t, docent në Klinikën Universitare të Psikologjisë në Bolonja, ky zbulim i arkeologëve edhe një herë nxjerr në pah faktin që truku kishte lidhje si me identitetin psikologjik të një personi, edhe me qëllimin për t’u bërë e bukur për të tjerët. Sipas profesorit, truku i një njeriu mund të evidentojë karakterin dhe personalitetin e tij.
Të lyhesh për t’u ndjerë VIP
Edhe pse nuk është një rregull fiks, ajo që na shtyn të lyhemi është shpesh dëshira për t’u përmirësuar, duke nxjerrë në pah disa aspekte të vetes që nuk janë asnjëherë fizike, por të brendshme, pra lindin në brendësi të mendjes, në përjetimin e perceptimit që kemi për veten. Është njësoj sikur femrat, nëpërmjet grimit, duan të luajnë me imazhin dhe identitetin e tyre, duke i thënë vetes: “Dua të ëndërroj sikur jam një divë, një femër seksi, e bukur, e thjeshtë, që të tjerët e vlerësojnë, e ëmbël, në modë” e kështu me radhë.
Nxirrni në pah aspektet psikologjike
Ajo çka e bën “serioze” një gjë kaq “argëtuese” si grimi është fakti se kur lyhemi, kemi tendencën të nxjerrim në pah një aspekt të brendshëm që lind në psikikën tonë. Grimi nuk është më vetëm “maskë” që vendoset në fytyrë, por diçka më e thellë. Grimi është pika ku ne referohemi kur prezantojmë veten dhe se si duam që të tjerët të na shohin.
Grimi, tregues sigurie
Kush është mësuar të lyhet çdo ditë, e ka të vështirë të dalë nga shtëpia me pamje natyrale, pasi duket sikur nuk ka veshur asgjë. Megjithatë nuk bëhet fjalë për pasiguri: përkundrazi, arsyeja pse ndihemi mirë kur lyhemi shpjegohet me faktin që një femër e trukuar ka tendencën të nxjerrë edhe më tepër në pah pjesë të fytyrës që mendon se janë tërheqëse.
Pra, kur lyhemi, kemi bindjen se jemi tërheqëse dhe të dëshiruara. Mirëpo, ka nga ato që lyhen aq shumë, sa duken qesharake. Kjo tregon jo vetëm pasiguri, por edhe një nevojë për të injoruar një defekt që nuk na pëlqen. Dhe kështu ‘i dorëzohemi’ penelit, lapsave dhe xixave me një tepri të jashtëzakonshme.
Lyerja e syve, arsye psikologjike
Në një sondazh të bërë, grimi i syve është e vetmja gjë pa të cilën femrat nuk bënin dot, duke filluar që nga rimeli. Shumica prej nesh, kur sapo zgjohet nga gjumi në mëngjes, para se të dalë për angazhimet e ditës, mjafton të bëjë një grim të lehtë dhe një kalim rimeli mbi qerpikë për t’u ndier mirë me veten.
Ç’nënkupton lyerja e buzëve?
Lyerja e buzëve tregon dëshirën për të shprehur sensualitetin dhe feminitetin personal. Kjo dëshirë është edhe më e fortë kur përdoren buzëkuqe me ngjyra të ndezura e të gjalla, apo edhe plot shkëlqim shkruan revista Psikologji.
Ngjyrat e ndezura dhe të lehta
Edhe ngjyrat e përdorura kur lyhemi tregojnë anën psikologjike ose probleme të caktuara psikologjike që po kalojmë. Ngjyrat e forta të buzëkuqit, manikyrit, pluhurit të syve tregojnë gjallëri, por ndonjëherë mund të jenë dhe një tentativë për të fshehur trishtimin dhe melankolinë.
Paradoksalisht, nëse një grua lyhet me shumë shkëlqim, nuk do të thotë se është e lumtur. Femrat që lyhen me ngjyra të lehta shpesh janë të ndrojtura dhe mund të fshehin ndrojtjen e të qenit në qendër të vëmendjes.
Lyhemi për vete apo për të tjerët?
Në përgjithësi, femrat lyhen për mirëqenien e tyre, në kuptimin që kanë dëshirë ta shohin veten me një imazh të tillë i cili të përfaqësojë atë çka ato duan të zgjedhin.
Një femër që lyhet, e bën edhe për njerëzit që e rrethojnë, që takon në jetën e përditshme, partnerin etj. Përgjithësisht lyhemi për mirëqenien tonë, por edhe duke pasur parasysh që do të na shohë dikush të lyera dhe që mund të na vlerësojë.
Kur grimi nuk përmirëson imazhin
Kur grimi nuk është në harmoni me fytyrën e një femre, tentativa për të ndryshuar një pjesë të fytyrës duke përdorur produkte me tepri jep një efekt të shëmtuar. Dhe kjo lidhet me faktin që me lyerjen shtrembërojmë imazhin tonë para të tjerëve. Ndaj duhet së pari të mësojmë artin e “make up”-it. Kur ulemi para pasqyrës me produktet kozmetike është njësoj si të fillojmë të pikturojmë në një telajo: një piktor para se të marrë penelin në dorë, e ka një projekt në mendje dhe më pas, me idenë në kokë, është në gjendje ta realizojë pikturën me penela e ngjyra. E njëjta gjë vlen edhe për grimin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi