LAJMI I FUNDIT:

Uji shqiptar i cili konsiderohet një nga më të mirët për shëndetin

Uji shqiptar i cili konsiderohet një nga më të mirët për shëndetin

Uji është një eliksir esencial i jetës, ai është i pazëvendësueshëm për jetën tonë. Aq i rëndësishëm saqë ne nuk mund të qëndrojmë në këmbë më shumë se një javë pa ujë.

Uji ka një rol tepër të rëndësishëm në funksionimin e organeve vitale. Trupi ynë përbëhet nga 55 % ujë, prandaj edhe kemi aq shumë nevojë për të pirë ujë, në mënyrë që të kompensohet sasia e ujit që del nga organizmi. Nëse organizmit i mungon uji, atëhere kjo reflektohet në jo-funksionimin e të gjitha sistemeve të tij dhe personi i tillë ndjen lodhje, dhembje të kokës, marramendje, etje dhe ngërçe në muskuj.

Konsumimi i ujit është i domosdoshëm për të qenë i shëndetshëm, qoftë fizikisht, por edhe mendërisht. Mesatarisht, njeriu duhet të pijë rreth 2 litra ujë në ditë, në mënyrë që ta kompensojë sasinë e ujit që nxirret jashtë me anë të urinës e djersës. Gjithsesi, sasia ditore e konsumit të ujit ndryshon në varësi të disa faktorëve që janë: aktiviteti fizik, kushtet shëndetësore, temperatura e mjedisit, mosha, etj.

Dhe, me gjithë ato lloje të shumta të ujërave që janë në treg, shpesh është e vështirë të bësh dallimin se cili është ai i duhuri. Por, për dilemën tuaj sigurisht ka një përgjigjje. Spirit of Drini padyshim është zgjedhja e përkryer për të gjithë, ashtu siç edhe e ka cilësuar shoqata amerikane e ujërave ‘Fine Water Society’.

Në fund të vitit 2015 uji natyral mineral “Spirit of Drini” është testuar nga Fine Water Society, një juri e famshme ndërkombëtare në SHBA, e cila për çdo vit vlerëson cilësinë e ujërave nga mbarë bota. Juria e ka vlerësuar ujin e Drinit të Bardhë si ndër më të mirët në botë – në një ligë me Evian, Perrier dhe San Pellegrino. Ky ujë zyrtarisht ka marrë vlerësimin si “i përshtatshëm për përgatitjen e ushqimit të fëmijëve”. Një vlerësim të tillë e marrin vetëm pak marka të ujit mineral.

Burimi i “Spirit of Drini” ndodhet në Alpet Dinarike të Mesdheut, 2240 m lartësi në territorin e Kosovës. Duhet një mesatare prej 70 vjetësh para se uji, pas filtrimit përmes shtresave të panumërta të shkëmbinjve, filtrimit natyror nëpër brendësi të maleve dhe një procesit të mineralizimit dhe shtresimit, që më në fund uji “Spirit of Drini” të arrijë në sipërfaqe.

“Spirti of Drini” plotëson kërkesat tuaja të përditshme dhe përmban minerale të vlefshme që janë jetësore për trupat tanë. Vetitë unike të “Spirtit of Drini” janë një reflektim i natyrës, në veçanti maleve. Përmbajtja e balancuar e mineraleve, kryesisht e përbërë nga kalciumi dhe magnezi, si dhe oksigjeni natyral, e bëjnë këtë ujë me të vërtetë të vlefshme.

Uji “Spirit of Drini” është freskues dhe rigjallërues, dhe jep një kontribut të rëndësishëm në shëndetin tuaj.

Web faqja zyrtare: Spirit-of-Drini.com