Bombardimi dashuror është term i ri në dashuri, i cili përdoret për përshkrim të manipulimit romantik

Zakonisht e përdorin individët toksikë dhe manipulues të cilët tashmë kanë provuar bombardimin dashuror nga ana e partnerit të mëparshëm apo prindërve, transmeton Telegrafi.


Me fjalë të tjera, viktima në fillim të lidhjes është e bombarduar tepër shumë me dashuri dhe e detyruar të ndihet që patjetër duhet të lidhet me emocione në atë lidhje, gjë që më vonë bëhet mision i pamundshëm.

Kjo bën që viktima mbetet përgjithmonë thellë e angazhuar për partnerin e vet manipulues dhe e lëndueshme në çdo gjë që ai nga ajo kërkon.

Viktimat këtë vështirë e dallojnë, sepse janë të vërshuar me dashuri dhe konsiderojnë që së paku nëse mungojnë gjeste dhe pak dashuri, atëherë ato janë fajtorë.

2bbfe488 a4ef 40ea 91b0 625e3ff86c4c shutterstock 1175945176

Si ta dalloni manipuluesin emocional nga partneri i ndjeshëm?

Dallimi i ndjeshëm midis këtyre dy partnerëve është që “bombarduesi” dashuror nuk lejon që lidhja juaj të zhvillohet në mënyrë normale dhe të shëndetshme.

Derisa partneri i ndjeshëm mund t’ju bëjë dhuratë të mrekullueshme apo të bëjë gjestin në kohën e duhur, bombarduesi dashuror do ta bëjë këtë para se të jeni të gatshëm ta kuptoni. /Telegrafi/