LAJMI I FUNDIT:

“E diela ditë jo pune”, Mickoski: Ose të punojnë të gjithë me dyfish mëditje, ose askush

“E diela ditë jo pune”, Mickoski: Ose të punojnë të gjithë me dyfish mëditje, ose askush

Ose të gjithë do të punojnë të dielën me mëditje të dyfishtë ose e diela do të jetë ditë jopune për të gjithë. Ky është qëndrimi personal i kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili konfirmoi se Qeveria po shqyrton ndryshime në zgjidhjen ligjore për ditën e diel jopune.

Hristijan Mickoski, në mbledhjen e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, duke iu përgjigjur pyetjes për qëndrimin e Qeverisë për të dielën ditë jopune, theksoi se nuk duhet të jetë selektive, siç ka bërë qeveria e kaluar, por ose t’u jepet mundësia të gjithëve që arrijnë marrëveshje me punëdhënësit për mëditje të dyfishtë ose trefishtë ditore, të kenë të ardhura të tilla ose askush nuk duhet të punojë.

“Dhe sot është ditë e diel pune, por për disa operatorë ekonomikë edhe në ligjin për metra katrorë janë të vizatuar dhe të përshkruar se kush janë. Të themi, është një qendër tregtare që më kujtohet se ishte hapur me bujë nga koalicioni i atëhershëm LSDM-BDI në frymëzim para raundit të parë apo të dytë të zgjedhjeve lokale 2021, duke menduar se në këtë mënyrë do të arrinte një rezultat më të mirë. Dhe tani janë disa operatorë ekonomikë që janë duke punuar. Ne si Qeveri i bëjmë vetes pyetjen në vijim, dhe kjo është ose askush nuk punon, përfshirë ata, ose ata që duan të punojnë me pëlqimin e punëtorëve që duan të punojnë për të marrë një pagë të dyfishtë ditore. Kjo është dilema që e kemi ne si Qeveri dhe këtu nuk shohim asgjë të keqe”, tha Mickoski.


Ai shtoi se sipas matjeve të opinionit publik, rreth 75% janë për të punuar të dielave nëse paguhen dyfish.

Edhe ministrja e Financave, në emisionin Biznes21, tha se mendimi i saj personal është që ato kompani që duan të punojnë duhet të punojnë të dielave, me mëditje më të larta. Megjithatë, nëse do të ketë ndërhyrje ligjore për ditën e diel jopune dhe cilat do të jenë ato, do të dihet pas seancës së Këshillit socio-ekonomik, ku do të diskutohet me përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëtorëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori