LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur në një aksident në Skivjan të Gjakovës

Dy të vdekur në një aksident në Skivjan të Gjakovës

Lajmi i plotësuar: Sot, rreth orës 15,05 minuta, në rrugën Gjakovë-Pejë, më saktësisht në fshatin Skivjan, ka ndodhur aksidenti i rëndë i komunikacionit, me ç’rast kanë humbur jetën në vend të ngjarjes dy persona. Dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore. Ata janë dërguar në QKUK në Prishtinë, thuhet në një njoftim të Policisë.

Deri tek aksidenti kishte ardhur teksa dy automjete udhëtarësh ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta. Kur kanë ardhur në fshatin Skivjan, njëri automjet ishte me shpejtësi shumë të madhe dhe në një moment e humb kontrollin duke kaluar në krahun e majtë ku ndeshet me automjetin që lëvizte nga krahu i tjetër. Si pasojë, në vend ngjarje humbin jetën: H. N., I lindur më 1975 – vozitësi i njërit automjet – dhe nëna e tij SH. N. e lindur me 1951. Lëndime të rënda kanë pësuar 14-vjeçarja S. N. dhe GJ. P. i lindur më 1963.

Të gjitha njësitë relevante, së bashku me Prokurorin e Shtetit, kanë dalë në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori