Site icon Telegrafi

Dy super formacione me lojtarët që mund të transferohen falas    

Si në çdo verë, ashtu edhe vera e vitit 2019 pritet të jetë e nxehtë me futbollistët që do të jenë të lirë për tu transferuar falas tek ndonjë skuadër.

Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar dy formacione me super lojtarë që mund të transferohen për asgjë.

Ata janë lojtarë me bagazh dhe cilësi, por që nga 1 janari 2019, ata janë të lirë të negociojnë me ndonjë klub tjetër dhe të nënshkruajnë me kosto zero.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Transferimeve

Kampionët e botës si Cesc Fabregas, Juan Mata apo Olivier Giroud, lojtarë të tillë si Adrien Rabiot, për të cilët luftojnë ekipet e mëdha në Evropë do të mbesin pa kontratë.

Por, edhe lojtarë të tjerë si David Luiz, Diego Godin ose Juanfran, lojtarë që kanë pasur një karrierë të madhe.

Këta janë vetëm disa nga ata që, duke lënë mënjanë pagën e tyre, një ekip mund të inkorporojë për sezonin e ardhshëm pa shpenzuar asnjë cent.

Përforcime të shpejta të një niveli ndërkombëtar të performancës dhe që luajnë në skuadra të fuqishme si PSG, Manchester United, Bayern Munich, Chelsea, Arsenal, Atletico Madrid do të jenë në pazaret e tregut.

Më poshtë gazeta Marca sjell dy formacione që mund të bëhen me këta lojtarë të lirë.

Cili formacion ju pëlqen më shumë?

Formacioni 1: Areola; Darmian, Godin, David Luiz, Filipe Luis; Robben, Rabiot, Milner, Cesc; Balotelli, Giroud; 

Formacion 2: Ochoa; Monreal, Jones, Alderweireld, Juanfran; Mata, Ramsey, Herrera, Ibai; Welbeck, Sturridge; 

/Telegrafi/

Exit mobile version