Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunimit që kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Gjakovë.
Sipas policisë rasti në Fushë Kosovë ka ndodhur më 2 prill të këtij viti. Lidhur me këtë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq rasti tjetër në Gjakovë ka ndodhur më 20 mars të këtij viti. Lidhur me këtë gjatë të hënës më 3 prill është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/