Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, e bëjnë për spital

Dy persona janë arrestuar pas dyshimit se e kishin sulmuar fizikisht një person i cili si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:00 në rrugën “Karem Lavton”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas dyshimit se e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/01/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































