Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda një ore në Prishtinë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të dy rastet për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Ahmeti ka dhënë edhe detaje, duke theksuar se në aksidentin e parë, që ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, janë lënduar dy persona, ndërsa në të dytin, që ndodhi në rrugën “Isa Boletini”, është lënduar një person.

“Rreth orës 18:30, në rrugën Fehmi Lladrovci  në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident i komunikacionit ne mes te dy automjeteve. Si pasoj  e aksidentit janë lënduar 2 persona. Me rast po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se me të dy rastet po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut.

“Rreth orës 19:30, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë  ka ndodhur një aksident i komunikacionit ne mes te dy automjeteve. Si pasoj  e aksidentit një person është lënduar”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

154776869 440753600572917 2225797455209325424 n 1