Aktori dhe ylli ndërkombëtar, Dwayne “The Rock” Johnson është përfolur prej kohësh si një kandidat i mundshëm për president të Amerikës.
Por, një ofertë për president është “jashtë tryezës” për të, i tha The Rock prezantueses, Tracey Smith.
“Unë e dua vendin tonë dhe të gjithë në të”, tha legjenda e WWE në intervistë.
“Por më pëlqen gjithashtu të jem baba. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, të jem babai numri një, veçanërisht gjatë kësaj kohe, në këtë periudhë kritike në jetën e vajzave të mia”, u shpreh ai.
Rock është baba i tre fëmijëve: Jasmine Lia, gjashtë vjeç dhe Tiana Gia, katër vjeç me gruan e tij Lauren Hashian dhe Simone Alexandra, 21 vjeçe nga një martesë e mëparshme.
“Unë e di se si ishte të ishe në rrugë dhe të ishe aq i zënë saqë kam munguar për shumë vite”, tha aktori.
Actor and international star Dwayne @TheRock Johnson has been seriously talked about as a potential candidate for president – and it was talk he didn’t outright dismiss – until now. Johnson tells @thattracysmith he is ruling out a run for president & more this “Sunday Morning.” pic.twitter.com/38DltxUFej
— CBS Sunday Morning ? (@CBSSunday) October 7, 2022
I admiruar në mbarë botën, një sondazh i vitit 2021 zbuloi se 58% e amerikanëve do të kishin dashur ta shihnin Johnson si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
Në të njëjtin sondazh, 58% thanë se do të mbështesnin aktorin Mattheë McConaughey.
Vitin e kaluar, 50-vjeçari prodhoi dhe luajti në dy filma të mëdhenj, “Jungle Cruise” dhe “Red Notice”, debutoi sitcom-in e tij “Young Rock”, kompaninë e tij Teremana Tequila pati një rritje të paprecedentë dhe u bë mashkulli amerikani më i ndjekur në Instagram. /Telegrafi/