Profesioni i futbollistit mbetet si njëri prej më të paguarve në botë.
Por parat e fituara nga shumë lojtarë nuk përdorën ashtu si duhet.
Alkool, drogë e shumë vese të këqija që kanë shkatërruar jetët e shumë lojtarëve, transmeton Telegrafi.
Lexo po ashtu: Nëse yjet e futbollit do të ishin Gjeneralë, ata do të dukeshin kështu (Foto)
I fundit është rasti i Paul Gascoigne, që është parë në rrugët e Lodrës i zhveshur.
Më poshtë i keni disa nga yjet botëror që janë shkatërruar.
- Andreas Brehme
Mbrojtësi gjerman që dikur kishte bërë karrierë edhe me Interin dhe shënoi goli që e bëri Kampion Bote, Gjermaninë, ka humbur gjithë pasurinë pas bixhozit.
- Ivan Zamorano
Sulmuesi i Real Madridit dhe Interit pas karrierës prej 15 vitesh si futbollist profesionist, në fund përfundoi me borxhe prej 2.5 milionë euro ndaj bankave.
- Salvador Cabanas
Ai përfundoi i qëlluar në kokë me pistoletë pas jetës së tij të natës. Ai tani punon në furrën e bukës që është pronë e familjes.
- George Best
Sulmuesi irlandez ishte një ndër më të mirët në botë. Ai ishte i dhënë shumë pas femrave dhe alkoolit . “Në 1969 lash femrat dhe alkoolin. Ishin 20 minutat më të këqij në jetën time”.
- Christian Vieri
Sulmuesi italian njihet si lojtar i madh i pokerit dhe një djalosh që nuk plaket. Ai është parë gjithmonë i shoqëruar me femra të bukura, por ka bërë edhe shumë investime të gabuara në biznes.
- Garrincha
Ndodhsha lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Braziliani që shkëlqeu në vitet 50 dhe 60 kishte ves të keq alkoolin. Ai në vitet e fundit të jetës jetoi në një varfëri të skajshme.
- Julio Alberto
Edhe pse ishte lojtar i Barcelonës, ai kur u pensionua nuk kishte asgjë. Ai i kishte humbur të gjitha. Alberto kishte probleme edhe me drogën.
- Souleyman Sane
Ganezi luante në Bundesligë në vitet 90. Ai bëri investime prej 150 mijë euro, por shkuan dëm. Ai jeton sot me social prej 1500 euro në muaj.
- Adam Johnson
Anësori i talentuar anglez është në burg për shkak të seksit me një vajzë të mitur. Ai gjithmonë ka qenë i përfolur për jetën e tij jashtë fushës.