Drenica dhe Trepça '89 luajnë për fitore, formacionet zyrtare

Drenica është nikoqire e Trepçës '89 në kuadër të xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat rajonale përballen në stadiumin 'Bajram Aliu' në Skënderaj, në një ndeshje ku duan tri pikët.
Drenica në tri ndeshjet e fundit ka marrë pesë pikë dhe synon që ecurinë pozitive ta vazhdoj edhe përballë Trepçës ’89.
‘Minatorët’ synojnë që të rikthehen te rezultatet pozitive pas dy disfatave radhazi.
Formacionet zyrtare:Drenica:Shala, Lushtaku, Hoti, Agyare, Bejta, Dervishaj, Thaqi, Avdyli, Abazi, Mëziu, Koxy.
Trepça '89: Kaqiu, Rexhaj, Ameworlorna, Dushi, Peci, Sahiti, Skiraqa, Muja, Oyekanmi, Nimani, Mba.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































