Site icon Telegrafi

Drejtoria për Shëndetësi në Mitrovicë ndan subvencione për 101 qytetarë, në vlerë prej 15 mijë euro

Komuna e Mitrovicës

Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicë, sot ka ekzekutuar mjetet financiare për qytetarët që kanë parashtruar kërkesa për ndihmë financiare lidhur me përballimin e shpenzimeve për barna dhe trajtime mjekësore.

Sipas njoftimit, numri i qytetarëve të cilët kanë përfituar ka qenë 101 qytetarë, në vlerën totale prej 15,010.00 euro, shkruan Telegrafi.

“Drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi z.Fahri Shabani deklaroi se kjo është pjesa e tretë e subvencionimeve , që Drejtoria për Shëndetësi ka ekzekutuar gjatë vitit 2024”, thuhet në njoftim.

Shabani ka thënë se numri total i qytetarëve të subvencionuar gjatë këtij viti është 1084, ndërsa shuma totale e mjeteve është 114,010.00 euro.

“Po ashtu drejtori Shabani potencoi se Drejtoria për Shëndetësi dhe Komuna e Mitrovicës përveq ofrimit të shërbimeve shëndetësore të Kujdesit Parësor, furnizimit me barna esenciale, po arrin që dhe nga kategoria subvencione dhe transfere, të ju dal në ndihmë qytetarëve që kanë probleme shëndetësore, me mjete financiare”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version