Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, ka pritur në takim grupin për avokim të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit gjatë vitit 2025, shkruan Telegrafi.
“U fokusua në çështje si përfshirja në programin e subvencionimit, vizitat shëndetësore, vaksinimi dhe qasja në institucionet shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Shabani ka theksuar angazhimin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuara.
“Ai njoftoi gjithashtu për përmbushjen e standardeve për qasje të lehtë në objektet e QKMF-ve dhe AMF-ve. Prindërit falënderuan Drejtorinë për Shëndetësi dhe QKMF-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/