Manchester City ka fuqinë financiare që ta blejë yllin e Barcelonës, Lionel Messin, por sipas drejtorit sportiv të këtij klubi, Ferran Soriano, kjo nuk do të ndodh. 

Spanjolli ka qenë pjesë e Barcelonës mes viteve 2003 dhe 2008.


"Nuk ka asnjë gjasë që të nënshkruajmë me Messin”.

"Unë e njoh mirë atë dhe familjen e tij dhe e di se janë mirë në Barcelonë, ku është ai dhe ku duhet të jetë”.

"Ne do të bëjmë rrugën tonë pa të, gjë që do të jetë më e vështirë, sepse ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”.

GettyImages 632298182 Khaldoon Al Mubarak, shef i Manchester Cityt dhe Ferran Soriano. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

"Ai ndryshoi gjithçka, ai është një gjeni”.

Në Barcelonë, Soriano kishte patur mundësinë të punonte edhe me Pep Guardiolan, të cilin pastaj e mori në City, ku po shkëlqejnë së bashku tani në pozitat e tyre.

"Karakteristika kryesore e Guardiolës është puna".

messi and guardiola background Messi dhe Guardiola

"Ai punon më shumë se kushdo dhe nganjëherë njerëzit mendojnë se ai është një gjeni, por është për shkak se punon shumë”.

"Ai e di se futbolli është shumë mizor dhe kur relaksoheni, mund të pranoni katër gola”, ka thënë Soriano. /Telegrafi/

telegrafi sport app