Sulmuesi afrikan, Pierre Emerick Aubameyang pritet të largohet nga Borussia Dortmund gjatë verës.

Reprezentuesi i Gabonit ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Dortmundi në një skuadër më të madhe për të fituar trofe.


Dhe duket se gjiganti gjerman nuk do ta ndalë largimin e tij nga Bundesliga.

Dortmund është duke menduar ta zëvendësojë atë në verë dhe tanimë ka gjetur zëvendësimin e tij.

Është sulmuesi i talentuar spanjoll i Athletic Bilbaos,, Inaki Williams që është bërë objektivi kryesor i verdh e zinjve.

Dortmund është e gatshme të paguajë 50 milionë euro për transferimin e Williamsit në ‘Signal Iduna Park’.

Kujtojmë që Williams ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/

inaki williams durante partido del domingo molinon 1471888603778

telegrafi sport app