Karim Adeyemi pritet të jetë lojtari më i ri i gjigantit gjerman Borussia Dortmund.
Edhe pse zyrtarizimi ende mungon, tanimë dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për lojtarin i cili muaj më parë ka pranuar transferimin te BVB.
Sipas asaj që raporton Sky, dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e Adeyemit në Signal Iduna Park për shumën e 35 milionë eurove.
Kësisoj BVB ka fituar garën për transferimin e talentit gjerman me skuadrat si Liverpool, PSG, RB Leipzig, Barcelona e Bayern Munich.
20-vjeçari ka shkëlqyer në Austri ku në 38 ndeshje ka shënuar 20 gola e ka asistuar në pesë të tjerë.
Reprezentuesi gjerman në Dortmund pritet ta zëvendësojë Erling Haaland, i cili pritet të largohet në verë nga verdhezinjtë. /Telegrafi/