Aventura e saj në Big Brother VIP Kosova përfundoi dhe ndonëse nuk ishte fituese, ajo u bë një prej personave më të komentuar të shtëpinë së famshme.
Bëhet fjalë për Xhuli Nura, e cila la angazhimet në Londër aty ku jeton dhe punon prej vitesh për t’u bërë pjesë e edicionit të parë të BBVK.
Dhe pas përfundimit të këtij rrugëtimit, modelja nga Drenica sot (e premte) ka treguar se është kthyer në Londër për të vazhduar angazhimet aty ku i kishte lënë.
Nga atje, finalistja e BBVK ka bërë disa postime në llogarinë e saj në Instagram teksa tha se i kishte munguar Londra.
Në një tjetër postimi, Xhuli dha edhe një mesazh ku thotë se ajo është dëshmia që gjërat që i kanë ndodhur do të mund ta vrisnin, por e bënë shumë herë më të fortë.
“Unë jam një provë e një personi që gjërat që më kanë ndodhur duhet të më kishin vrarë, ato thjesht më bënë 1000 herë më të fortë dhe e vërtetova përsëri këtë te Big Brother “, ka shkruar Xhuli.
Ndryshe, kujtojmë që çmimin e madh të BBVK e fitoi reperi nga Shqipëria, Stresi ndërkohë finalistët e tjerë ishin Vedati, Mbresa dhe Artani. /Telegrafi/