Doku cool me këto dëgjuese pa tel që mbajnë baterinë deri në 18 orë dhe nuk dëmtojnë veshët!
Dëgjueset janë bërë një mënyrë e mirë për të shmangur jo vetëm stresin por edhe njerëzit e botën. Nuk ka rëndësi ku je, rëndësi ka që kudo që shkon çdo i dyti person ka kufje në vesh. Ato shërbejnë jo vetëm për dëgjim të muzikës por edhe për përgjigje në telefonata e meqë jemi tek telefonatat, kufjet pa tel janë zgjidhja më praktike që ka ekzistuar ndonjëherë.
Dëgjuese Xiaomi Redmi Buds 3 Lite, të zeza kanë një dizajn të veçantë dhe zotërojnë shumë specifika që i bëjnë unike. Ju nuk do të keni nevojë të nxjerrni nga xhepi telefonin tuaj për tu përgjigjur, në të njejtën kohë kanë zërim fantastik por pavarësisht kësaj pjesa me gomë do të mbrojë veshët tuaj. Një përparësi e këtyre kufjeve është edhe reduktimi i zhurmave duke bërë zërin tuaj të qartë tek personi që po ju dëgjon përmes celularit edhe nëse ndodheni në lokacionin më të zhurmëshëm.
Xiaomi Redmi Buds 3 Lite kanë teknologji Bluetooth 5.2 dhe mbajnë baterinë 5 deri në 18 orë. Ju mund t’i blini me zbritje nga çmimi 36.50 euro në vetëm 27.50 euro, mjafton të shfrytëzoni kodin TelegrafiDeals.
Më shumë