Donald Trump Jr ka kaluar një fundjavë relaksuese me fëmijët e tij, të dashurën Kimberly Guilfoyle, dhe pushkën e tij të re të zbukuruar me “Make America Great Again”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, djali i parë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka treguar armën e zjarrit në mediat sociale, në të cilën është shkruar slogani i fushatës së babait të tij, me flamurin amerikan dhe inicialet e tij “DJT Jr”.
Po sipas mediave, ai është larguar nga kaosi në Uashington DC dhe New York City gjatë fundjavës për të shijuar kohën me skijim dhe të shtëna me të dashurit e tij.
Ai gjithashtu ka postuar fotografi të fëmijëve të tij duke bërë ski.
Sipas DailyMail, ky udhëtim vjen pas disa ditëve intensive për Don Jr, pasi ai e mbrojti babanë e tij në mes të një jave të turbullt të lajmeve.
Ndryshe, babai i tij, presidenti Donald Trump zyrtarisht përfundoi mbylljen më të gjatë të qeverisë në histori të premten, duke nënshkruar një projekt-ligj të përkohshëm të shpenzimeve që do të zgjasë tre javë. /Telegrafi/