Site icon Telegrafi

Dinamo City ëndërron falë punës së Ilir Dajës dhe formës së jashtëzakonshme të Baton Zabërgjës

Dinamo City këtë sezon po luan për pozitat e larta në renditjes, ku ardhja e Ilir Dajës në krye duket se i ka dhënë një shtysë jo vetëm klubit, por edhe lojtarëve.

Në mesin e atyre që po shkëlqen këtë sezon është Baton Zabërgja, që nuk po i ndal golat pothuajse në çdo ndeshje.

Dinamo fitoi ndaj Vllaznisë si mysafir me rezultat 3-2, duke u ngjitur në pozitën e dytë në renditje.

Partizani është lider me 28 pikë, ndërsa Dinamo ka 27 pikë, para Egnatias që ka 26 pikë.

Golin e parë për dinamovitët e shënoi Baton Zabërgja i cili arriti në kuotën e tetë golave këtë sezon.

Këtë numër të golave e ka vetëm Bekim Balaj, duke e bërë anësorin nga Kosova si njërin prej lojtarëve më me vlerë në kampionatin shqiptar.

Ky është sezoni i tij më i mirë, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe me ftesën e ardhur nga Franco Foda.

Baton Zabërgja në Kosovë ka mbrojtur ngjyrat e Vushtrrisë, Drenicës dhe Gjilanit, para se të kalonte në Shqipëri te Dinamo City. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version