Lidhjet e stilit mesdhetar të dietës me uljen e rrezikut për të zhvilluar depresion, janë tashmë të njohura nga studimet e fundit mbi depresionin publikuar në Archives of General Psychiatry.
Më shumë se 10.000 të rinj në Spanjë plotësuan një pyetësor për ushqimin për të vlerësuar se sa shumë e ndiqnin ata modelin e dietës mesdhetare (që do të thotë, e pasur me fruta, perime, peshk, fruta të thata, drithëra e bishtajore; e varfër me mish dhe bulmet me shumë yndyra; e moderuar në konsumin e alkoolit).
Pas një ndjekje të të dhënave përgjatë 4 vjetëve, u vu re se personat që në dietën e tyre përqindjen më të lartë e zinin mishi dhe produktet me yndyrë, kishin rrezik më të lartë për të zhvilluar depresion se personat që në dietën e tyre përfshinin më shumë perimet, frutat, peshkun, bishtajoret dhe frutat e thata.
Efekti i vënë re në këtë rast iu atribuua dietës mesdhetare me arsyetimin se kjo lloj diete ndikon pozitivisht në funksionin endotelial i cili nga ana e tij përmirësonte prodhimin e derivateve të faktorëve neurotrofik të trurit, gjë që shoqërohet me zvogëlim të mundësive për depresion.
Fakti më i rëndësishëm është se përfshirja në një model të shëndetshëm diete mund të bëjë të mundur zvogëlimin e rrezikut për depresion. Interpretimi për këtë është se ushqimi i shëndetshëm mund të çojë në një funksion të përmirësuar të trurit dhe si pasojë në një elasticitet më të madh për të kapërcyer frustrimet e përditshme, për të kontrolluar stresin dhe konfliktet e personalitetit.
Individët që ndoqën dietë mesdhetare kishin një pakësim të rrezikut për depresion me mbi 30% sesa ata të cilët nuk praktikonin dietë mesdhetare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Fetish-et më të pazakonta seksuale që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë
Ju ka bllokuar ish-i juaj në mediat sociale? Cila është arsyeja e vërtetë sipas ekspertëve
Temperaturat në minus, metodat sekrete për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë
Mos i hidhni qeset e përdorura të çajit, ja si mund t'i ripërdorni ato
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake