Dialogu Kosovë-Serbi nuk solli rezultate konkrete as në vitin 2021. Me vetëm dy takime të nivelit të lartë në Bruksel, marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve ishte larg e arritshme vitin e kaluar.
Pozicionet diametralisht të kundërta për Asociacionin e komunave me shumicë serbe thelluan edhe më shumë polarizimet për ujdinë finale. Madje në shtator, tensionet u rritën mes dy vendeve kur Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve, zgjidhja e së cilës më pastaj u bë edhe marrëveshja e vetme me Serbinë për vendosjen e “stikersave” në targat e automjeteve të të dy vendeve. Megjithatë e ardhmja e dialogut mbetet ende e paqartë, pasi në prill të 2022 mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.
Në partinë në pushtet thonë se dialogu është kthyer në binarë nën Qeverinë Kurti, kurse nga opozita thonë se mungesa e një agjende konkrete për dialogun e ka kthyer Kosovën prapa në këtë proces.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj thotë për KosovaPress se nuk ka pasur regres në dialog nga ana e Kosovës. Sipas tij, Kosova nuk është pala bllokuese e dialogut, pasi vazhdimisht po paraqesin propozime konkrete.
“Ka pasur progres (në kuadër dialogut), pasi për herë të parë delegacioni i Kosovës e ka legjitimitetin më të madh që e ka pasur ndonjëherë dhe ne kemi shumicën parlamentare. Në këtë kontekst ne nuk kemi qenë bllokuesit, ne jemi për dialog, pasi kemi shumë çështje të pazgjidhura me ta, siç është çështja e të pagjeturve dhe shumë gjëra të tjera. Ndërkohë ne kemi shkuar me propozime konkrete, ne nuk jemi bllokuesit, bllokuesi nuk propozon. Në vend të Asociacionit me kompetenca ekzekutive, kemi propozuar Këshillin Nacional për Serbët në Kosovë. Në këtë rast mospajtimi nuk do të thotë se është bllokim. Këtë kuptim negociatat me Serbinë do të vazhdojnë, por jo duke pranuar çdo koncesion që ka qenë mënyrë e të vepruarit deri më tani të qeverive të kaluara”, thotë ai.
Nga ana tjetër, kritik shprehet deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili thotë se qasja e ekzekutivit karshi dialogut s’ka qenë e duhura.
“Në temën sa i përket dialogut qeveria s’ka pas ndonjë agjendë konkrete. Ende pa u bërë kryeministër zotëri Kurti thoshte se nuk do të diskutojnë me Beogradin para se t’i kërkojë falje Kosovës, por krejt ato u panë se ishin fraza të fushatës dhe veproi ndryshe. Konsideroj se paaftësia e qeverisë, apo mungesa e një agjende konkrete në dialog, e ka kthyer Kosovën prapa në shumë çështje. Ne e pamë se edhe skenat dhe filmat që i bëri zotëri Kurti në veri vetëm sa i kushtuan Kosovës, pasi nuk bëri asgjë. Marrëveshjet që më herët i ka quajtur të dëmshme, tash thotë se janë të suksesshme. Është shumë konfuz qeveria”, thotë Beqa për KosovaPress.
Ndërsa, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se dialogu Kosovë-Serbi edhe në vitin 2021 ka qenë i paqëndrueshëm dhe fragjil.
Ai kritikon edhe BE-në për mosgatishmërinë për ta çuar përpara procesin e dialogut. Teksa vë në pah edhe mundësitë e bllokimit të dialogut për shkak të mospajtimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Edhe në vitin 2021, dialogu Kosovë-Serbi ka qenë mjaft i paqëndrueshëm në kuptimin e temave dhe pajtueshmërisë së dy palëve dhe shtyrjen e BE-së për të pasur një marrëveshje finale. Pak a shumë është karakterizuar me bllokada dhe jo progres.[…] Ky dialog brenda këtij viti përpos marrëveshjes për targa që ishte një marrëveshje që e zhbllokoi një situatë të dy vendeve, nuk ka pasur ndonjë marrëveshje ose takim që mund të spikatim ose themi që ka çarë rrugën përpara. […] Dialogu është ende një proces fragjil dhe ende nuk e ka atë pajtueshmërinë e dy palëve për të shkuar tutje për gjetur një marrëveshje ose arritjen e një kompromisi nga dy palët. Kemi pa edhe një BE që nuk ka qenë e aftë për të shtyrë përpara procesin ose për t’i bindur palët që të jenë në tavolinën e diskutimit ose afruar diçka palët. Tema që e karakterizoi këtë vit dhe që është pritur është Asociacioni i komunave me shumicë serbe, kjo siç duket do të jetë ‘patatja e nxehtë’ që mund të bllokojë edhe më tutje dialogun ose të sjellë trysni të re ndërkombëtare për t’i ulë palët në tavolinën e diskutimit”, deklaron ai.
Kryeministri Kurti kishte paralajmëruar një takim të mundshëm në dhjetor, mirëpo i njëjti nuk ndodhi. Ajo që u vu në pah ishin dallimet për Asociacionin ndërmjet vet kryeministrit Kurti dhe Përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa