Fëmijët rriten shpejtë dhe një fëmijë, mund ti mbathë një palë këpucë nga 3 deri ne 6 ose 8 muaj, varësisht nga mosha. Pas një periudhe kaq të shkurtër, në shumicën e rasteve këpucët mbeten të pa dëmtuara dhe janë në gjendje aq të mirë, sa që mund ti jepen dikujt tjetër që ti mbathë, dhe kjo është një praktikë jo e rrallë tek ne. Gati të gjithë kanë një përvojë që të paktën një herë ti kenë mbathë fëmiut këpucët qe ia ka dhënë dikush i afërm pasi që më nuk ka mundur ti mbathë fëmiu i tij/saj, ose të ketë qenë vetë ai/ajo që këpucët e fëmiut të vet pasi që më nuk ka mundur që ti mbathë për shkak se i është rritur këmba, t’ia ketë dhënë dikujt të afërm për fëmiun e tyre.


posteri

Kështu, duke njohur këtë dukuri të zakonshme në mesin tonë. Dyqani i specializuar i këpucëve për fëmijë “steps”, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur” kanë marrë iniciativë që ti stimulojnë prindërit që të dhurojnë këpucët e përdorura të fëmijëve të tyre, për fëmijët në nevojë, duke i shpërblyer për çdo pale këpucë që dhurojnë, me një kupon me zbritje 5 Euro që mund të përdoret menjëherë për blerjen e këpucëve të reja në dyqanin “steps”.

Të gjitha këpucët e dhuruara, do të selektohen në bazë te gjendjes së tyre, do te ri-paketohen nga “steps”, dhe do ti dorëzohen Shoqatës, në mënyrë që tua dhurojë fëmijëve në nevojë me rastin e Festës së Ditës së Fëmijëve 1 Qershori, si dhe të Festës së Fitër Bajramit.

Luten të gjithë prindërit që ti dhurojnë këpucët e përdorura të fëmijëve të tyre, të cilat tashme janë të vogla për fëmijët e tyre, ata do të shpërblehen me një kupon për zbritje në vlerë 5 Euro ne “STEPS” per këpucë të reja për fëmijët e tyre. Kështu, me këpucë të mira bëhen edhe ata fëmijë të cilët nuk e kanë mundësinë që ti blejnë.

Udhëzimet:

Sjellni këpucët që do ti dhuroni ne dyqanin “steps” në Grand Store. Aty merrni kuponin për zbritje prej 5 Euro të cilin mund ta përdorni menjëherë ose kurdo Brenda një muaji.
Për 1 palë këpucë të dhuruara, merr 1 kupon. 1 kupon përdoret për zbritje në 1 palë këpucë të reja me vlerë nga 15 Euro e më lartë.
Në këtë aktivitet përfshihen këpucët, atletet, sandalet, pandufet. /Telegrafi/

dy

Artikull i sponsoruar