Polica e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht në Gjakovë.
Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur më datën 20 mars.
“Viktima femër kosovare- e mitur, ka raportuar se është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona të panjohur. Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, punëtorit të QPS dhe avokatit mbrojtës”, thuhet në raportin e Policës.
Më tej, në njoftim theksohet se lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/