Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar dhjetë raste të dhunës në familje.
Pesë prej tyre janë regjistruar në rajonin e Prishtinës, për të cilat policia ka dhënë më shumë detaje.
Një nga këto raste ka ndodhur të premten në Prishtinë, ku një burrë e ka kapur për krahësh gruan e tij, duke bërë që të dy të rrëzohen në tokë.
Prishtinë, 21.02.2025 – 23:30. Dyshohet se viktima (femër kosovare) dhe i dyshuari (mashkull kosovar – bashkëshorti i saj) kanë pasur një mosmarrëveshje verbale, pas së cilës ai e ka kapur për duar me qëllim ta ndalojë, duke shkaktuar rrëzimin e të dyve.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin.
Raste të tjera të dhunës në familje
Lipjan (22.02.2025 – 10:00): Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor pas një mosmarrëveshjeje. Dy të dyshuarat (femra) kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë (22.02.2025 – 15:00): Një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij dhe e ka kanosur, duke i thënë se do të publikojë fotot e saj nëse ajo e denoncon në polici. Viktima, pas tretmanit mjekësor, është kthyer tek prindërit e saj. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
Prishtinë (22.02.2025 – 14:21): Një shtetas i huaj ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe kanosur nga djali i tij pas një mosmarrëveshjeje. Viktima është trajtuar mjekësisht dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Prishtinë (21.02.2025 – 21:30): Një burrë nën ndikimin e substancave narkotike ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një grua. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ferizaj (22.02.2025 – 16:30): Një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht bashkëjetuesen e tij, një shtetase e huaj. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Pejë (22.02.2025 – 10:00): Një burrë ka kanosur vajzën e tij duke i thënë se nëse dikush i dërgon foto të ish-bashkëshortes së tij me një mashkull tjetër, ai do ta vrasë. Viktima është kthyer në banesën e saj pas intervistimit, ndërsa i dyshuari pritet të merret në pyetje sapo të sigurohet prezenca e tij. Prokuroria është njoftuar dhe rasti po hetohet.
Pejë (22.02.2025 – 19:00): Një çift (burrë kosovar dhe grua shtetase e huaj) është përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje. Të dy kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë (22.02.2025 – 21:00): Një grua në gjendje të dehur ka ofenduar bashkëshortin e saj dhe është arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë e Veriut (22.02.2025 – 22:00): Një burrë, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës bën thirrje për raportimin e rasteve të dhunës në familje dhe siguron qytetarët se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj autorëve të këtyre veprave, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Vazhdon gjykimi për vrasjen në 'Cobra City', dëshmitari jep versionin e ngjarjes

Mbrojtja e Thaçit: Do të ketë numër të kufizuar dëshmitarësh në kundërpërgjigje ndaj Speciales

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje