Një deve sulmoi bariun rus që e godiste me grushte dhe me këtë rast i shkaktoi vdekjen.
Incidenti ndodhi në një kamp pushimi për fëmijët në Omsk, një distrikt i Qarkut Federal të Siberisë, Rusi.
Kujdestari provokoi devenë, e cila deri atëherë nuk kishte shkaktuar probleme, duke e goditur me grusht në fytyrë.
#Russia: Camel retaliated and killed a guard at a hunting base for getting punched. 🐪 pic.twitter.com/qp07wdWmpr
— Igor Sushko (@igorsushko) January 23, 2023
Kafshës që nuk i pëlqeu sjellja e 51-vjeçarit, fillimisht e sulmoi dhe më pas e kafshoi rusin, raporton independent.
Kujdestari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të shpëtonte me gjithë ndërhyrjet e mjekëve.
Ndryshe, Rusia njihet si shtet ku çdo ditë shkelen të drejtat e kafshëve dhe disa herë ishte cak i kritikave të organizatave që mbrojnë të drejtat e kafshëve. /Telegrafi/