Site icon Telegrafi

Detaje nga vrasja e rëndë e Bledar Dedjes në Itali, i mituri rrëfen për vrasjen dhe lidhjen intime

Një ngjarje që bëri jehonë në mediat italiane, e më pas edhe në Shqipëri, ishte masakrimi për vdekje i shqiptarit Bledar Dedja, 39 vjeç, në Itali.

Siç rezultoi më vonë vrasja ishte kryer nga një 17 vjeçar, i cili më herët kishte pasur një marrëdhënie intime me shqiptarin.

Top Channel raporton se i mituri ka deklaruar se mes tyre ka pasur një marrëdhënie homoseksuale.

Ka qenë ai që i ka kërkuar shqiptarit që ta ndalojnë këtë raport.

Pas mbylljes së lidhjes, i riu ka mbyllur dhe një profil në një aplikacion që shërben për takime mes homoseksualësh.

Ndërkohë disa javë më pas ka mësuar se ky profil është rihapur, duke e bërë të mendojë se ka qenë shqiptari ai që e ka bërë këtë veprim.

Nisur nga ky dyshim, ai ka kryer dhe aktin e rëndë, pasi është ndjerë i fyer dhe i përdorur prej tij.

Policia po heton edhe një pistë të dytë, për të parë nëse Dedja ka tërhequr edhe adoleshentë të tjerë në këtë aplikacion. Ndërkohë asnjë reagim nga familjarët e viktimës.

Exit mobile version