Site icon Telegrafi

Derisa vazhdon misteri rreth gjendjes së Michael Schumacher, shpresohet në një dokumentar tjetër më autentik dhe respektues

Një dokumentar i ri me pesë pjesë mbi jetën e Michael Schumacher do të nisë muajin e ardhshëm dhe ka shpresë nga një prej rivalëve të tij të F1 se do të jetë autentik dhe respektues për gjermanin e madh.

Dokumentari i fundit u njoftua nga transmetuesi gjerman ARD dhe do të transmetohet një dekadë pas aksidentit me skij të shtatë herë kampionit botëror F1 në alpet e Francës.

Që nga aksidenti, detajet mbi shëndetin e Schumacher janë mbajtur sekret nga familja e tij pasi ai pësoi një lëndim të rëndë në kokë dhe që atëherë ka mbetur jashtë syve të publikut. Dhe ish-piloti i McLaren, Mark Blundell ka shpresë se dokumentari do ta trajtojë Schumacher si ‘legjendën’ që ai është.

Lexo po ashtu Parashikohet puna që do të bënte Michael Schumacher nëse nuk do ta pësonte aksidentin me ski para një dekade

Duke folur për OLBG, Blundell ka thënë: ”Unë mendoj se ka shumë nga këto programe tani. Ata që fokusohen te heronjtë sportivë të dikurshëm dhe përpiqen të rrëfejnë se si e arritën deri te suksesi dhe ku janë sot”.

“Unë mendoj se dokumentacioni është një ide e mirë nëse është bërë me shije dhe mbetet autentik. Autenticiteti është gjëja kryesore për mua. Nuk dua të shikoj trillime, dua diçka të vërtetë për jetën dhe të vërtetë për individin. Shpresoj shumë që dokumentari i Schumacher të jetë i tillë”.

”Nuk jam i sigurt nëse familja Schumacher e ka mbështetur atë apo nëse është duke u filmuar në mënyrë të pavarur. Është bota e sotme – ne të gjithë mund të marrim një dokumentar nga kompani të shumta transmetimi. Do të ishte mirë të shihje diçka për Schumacher, por le të shpresojmë se është bërë në mënyrën e duhur”.

Lexo po ashtu Momenti kur eksperti i F1 bën shaka mizore për gjendjen fizike të Michael Schumacher në transmetim direkt

“Shpresoj që të mbetet autentik dhe i respektueshëm. Djali nuk garanton asgjë përveç kësaj. Ai është një legjendë dhe duhet trajtuar si i tillë”, ka shtuar më tej ai.

Blundell garoi së bashku me Schumacher në F1 në 1991 përpara se të kthehej në garë midis 1993-1995, ai përfundoi në podium tri herë në 61 gara në karrierë. /Telegrafi/

Foto: Mark Blundell në 1993
Exit mobile version