Denoncime të reja për ryshfet gjatë procedurës për marrjen e patentë shoferit
Pas denoncimeve për ryshfet e parregullsi të shumta gjatë marrjen e patentave me ryshfet, kandidat të tjerë iu drejtuan redaksisë së “Tv Alsat” për te rrëfyer probleme të ngjashme. Njëra nga kandidatet që me profesion është juriste, del hapur për tu bërë zëri i të gjithë atyre kandidatëve siç thotë të keqpërdorur nga sistemi. Ajo ka refuzuar të bëhet viktimë e korrupsionit për të marrë kategorinë B prandaj pretendon se për herë të 5-të është rrëzuar qëllimisht nga komisioni i Qendrës së Provimeve Automobilistike në Shkup.
“Dyshimet e mia janë se këtu në pyetje është diçka tjetër shumë serioze që ju takon organeve të shtetit ta hulumtojnë çështjen sepse ne si qytetarë nuk mund të paguajmë kosto që nuk na takon. Ajo që na takon e kemi paguar 30 mijë denarë, që për standardin tonë nuk janë pak, por mbi këtë kosto që jepen pas dore janë shumë dhe këtij fenomeni duhet ti vije fundi një ditë”, u shpreh Nebie Zaimi, Kandidate.
Madje ajo tha se këtë rast e ka denoncuar në prokurori dhe pret që organet e hetuesisë të marrin masa.
“Unë kam tre muaj që kaloj një torturë të tmerrshme, më bëhet një maltretim i jashtëzakonshëm. Çdo 10 ditë unë shkoj i lë në auto shkollë 2 mijë denarë dhe 2,500 denarë bëj pagesa për të vozit në qytet, vjen komisioni në formën më arrogante, si kaubojë futen në veturë dhe provokojnë, vozisim dhe të kthejnë në vendin e njëjtë duke të thënë duhet edhe pak të mëshosh”, tha Nebie Zaimi, Kandidate.
Revolta është shtuar edhe tek instruktorët, të cilët flasin për obstruksione të shumta që bëhen nga kreu i Qendrës së provimeve në Shkup Zllatko Angellovski për çdo iniciativë të ngritur kundër tij. Prapa kamerave, pronari i një auto shkolle të njohur për redaksinë, na tregoi se për nënshkrimet që janë mbledhur nga shoqata e instruktorëve kundër keqpërdorimeve nga ky organ, është shantazhuar firma e tij, duke mos i kaluar asnjë kandidat për 8 muaj në provimin e qytetit në Shkup.
“Kjo nënkupton se është krijuar monopol që kandidatët edhe me dije apo pa dije i rrëzojnë nga 10 herë këtu në provim vetëm për të marr sa më shumë buxhet, ai që e ka tenderin. Kjo është masakër, kandidati vozit më mirë se komisioni, të cilët me të njohshëm mezi i kalojnë kandidatët e tyre. Vetëm shikoj se çfarë persona janë që nuk kanë lidhje me tru dhe ata do të na vlerësojnë dijen tonë, kandidatin, Katastrofë!”, u shpreh një instruktor.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nuk janë të njoftuar me rastin pasi deri më tani askush nuk i ka paraqitur pretendimet e tilla. Skandal për patentë shoferët pati edhe para një muaji, kur u zbulua rrjeti i organizuar brenda strukturave të MBP-së për falsifikim të lejeve. 8 punonjës në Ministrinë e Brendshme janë të pezulluar nga puna dhe Prokuroria Publike po heton rastin pas ngritjes së 36 kallëzimeve penale./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?