Agjencia Evropiane për Luftë Kundër Korrupsionit - OLAF e ka dënuar kompaninë greke ''Aktor'' me 50 milionë euro për mashtrim dhe shpërlarje parashë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky rast ndërlidhet me ndërtimin e autostradës ''Demir Kapi - Smokvicë'', ndërkaq lajmi bëhet i ditur nga mediat greke ''Prototema'' dhe Kathimerini''.


Përndryshe, kjo kompani e fitoi tenderin në vitin 2012 për ndërtimin e 28 kilometër rrugë. Në vitin 2014, edhe LSDM-ja kishte reaguar në lidhje me të njëjtën firmë, duke akuzuar se janë tërhequr në mënyrë të jashtëligjshme 3.5 milionë euro nga kjo kompani./Telegrafi/