Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli së bashku me zëvendësministrin Fadil Gashi dhe komandantin e Forcë së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në ministri deputetët nga grupi parlamentar Gjashtë Plus të Kuvendit të Kosovës të prirë nga deputetja Mufera Ainik, shefe e këtij Grupi parlamentar.
Siç thuhet në një komunikatë dërguar mediave, ministri Demollli i njoftoi deputetët e grupit parlamentar Gjashtë Plus me misionin, detyrat, aktivitetet dhe planet e Ministrisë dhe të FSK-së në këtë proces.
Me këtë rast Ministri Demolli tha se Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës i kanë zhvilluar të gjitha përgatitjet e nevojshme për zbatimin e rekomandimeve të dala nga Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë së Kosovës që i kanë takuar Ministrisë sonë, dhe se MFSK dhe FSK janë të gatshme për të filluar në implementimin, gjegjësisht transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).
Ministri Demolli më tutje, i njoftoi deputetët në tërësi për procesin e planifikimit të misionit, strukturës, trajnimit, buxhetit, infrastrukturës, pajisjeve si dhe mbi transparencën e plotë gjatë këtij pro cesi me institucionet me të larta të shtetit si dhe partnerët tanë strategjik ndërkombëtare.
Ministri i FSK-së tha se i tërë procesi i planifikimit dhe përgatitjes është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Ekipin Këshillues të NATO-s(NAT) për Ministrinë e FSK-së, Ekipin Ndërlidhës këshillues të NATO-s për FSK-në (NLAT) si dhe me organizatën e specializuar për rishikime të sektorit të sigurisë DIR nga Shtetet e bashkuara të Amerikës(ShBA).
Demolli u shpreh gjithashtu se Ministria për FSK-në dhe FSK-ja me arsye pret që të gjithë deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, si të zgjedhur të popullit, me votën e tyre, t’i hapin rrugë transformimit të FSK-së në FAK e gjithashtu t’i hapin rrugë zhvillimit të saj si dhe integrimit në strukturat e Euro- Atlantike.
Ministri Demolli tha se ashtu si edhe FSK-ja edhe FAK sipas planifikimit do të jetë një forcë profesionale, multient ike, me përfaqësim gjinor pa kuota si dhe e gatshme të shërbej pë vendin dhe tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.
Ndërsa, shefja e Grupit parlamentar 6+, zonja Mufera Ainik( nga radhët e komunitetit turk) u shpreh mirënjohëse për iniciativën për takim, si dhe për transparencën e plotë të udhëheqësve të Ministrisë dhe FSK-së për procesin. Ajo u shpreh se Grupi parlamentar 6 + i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jetë i gatshëm dhe do ta shtyjë përpara agjendën e zhvillimit të institucioneve vitale të shtetit drejt avancimit, zhvillimit dhe integrimit Euro -Atlantik.
Gjithashtu, edhe deputet tjerë si zonja Duda Balje, Danush Ademi dhe Kujtim Paqaku nga rradhët e komunitetit boshnjak, ashkali dhe rom, deklaruan se procesin e transformimit të FSK-së në FAK e shohin si progres dhe domosdoshmëri e ndërtimit, zhvillimit dhe funksionalizimit të institucioneve vitale të shtetit të pavarur pra Republik ës së Kosovës.
Në takim, gjithashtu u bisedua edhe për pozitën e minoritarëve në FSK, perspektiven si dhe nevojën për koordinim të përfaqësuesve të minoriteteve në sensibilizimin dhe informimin e sa më shumë të rinjve nga radhët e komuniteteve për të konkurruar, nënshtruar kritereve të përzgjedhjes sipas standardeve të FSK-së, e që janë edhe standarde të NATO-s, në mënyrë që të gjithë bashkë të ndërtojmë një institucion, i cili do t’i shërbej vendit dhe interesave të qytetarëve të saj pa dallim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova